QAFA E DEVRIES
✤ Qafë në rrethin e Skraparit, në lartësinë rreth 1300 m, nëpër të cilën kalon rruga automobilistike që lidh Çorovodën me zonën e Tomoricës. Ndan malin e Kulmakës në dy pjesë, duke formuar një grykë të theilë me shpate gati pingule. Është formuar në vendin e një shkëputjeje tektonike dhe përbëhet nga gëlqerorë të kretakut, ku janë zhvilluar forma karstike. Rritet kryesisht lajthia që më lart zëvëndësohet nga ahu, i cili formon pyje të dendura.
(N. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Devries
[cite]