QAFA E BUALLIT
✤ Qafë në JP të Bulqizës, në lartësinë 844 m, nëpër të cilën kalon rruga që lidh Burrelin me Peshkopinë. Ndan malin e Balgjajt (2101 m) në VP nga mali i Lopës (2020 m). në JL. Ka prejardhje tektonike-erozive, përbëhet nga shkëmbinj ultrabazikë. Bimësia është e rrallë. Më 16 shtator 1942 një njësit i Çetës së Dibrës sulmoi këtu kantieret e shoqërisë koncesionare italiane të kromit AMMI. Në korrik 1943 Btl. i Martaneshit me një pjesë të Btl. të Çermenikës sulmuan garnizonin fashist italian në Q. e B.
(s. s.y
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Buallit
[cite]