QAFA E LLOGARASË


QAFA E LLOGARASË
✤ Qafë në J të rrethit të Vlorës, në lartësinë 1027 m, nëpër të cilën kalon rruga Vlorë-Sarandë. Lidh luginën e Dukatit dhe Vlorën me bregdetin e Himarës dhe ndan malin e Çikës nga Rrëza e Kanalit. Ka prejardhje tektonike dhe shtrihet në kontaktin e zonës tektonike jonike me të Sazanit. Shpatet përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut me zhvillim të madh të dukurive karstike. Faqja V është shumë e copëtuar, zbret shkallë-shkallë në luginën e Dukatit, ka bimësi të dendur, sidomos pishë, hredh, hush e makje dhe është e pasur me burime nëntokësore. Pylli halor i Q. së Ll. është shpallur park komhëtar. Faqja J zhret thikë mbi bregun e Jonit, është e thatë dhe ka pak bimësi (sherebelë, sfakë, përrall, dëllinjë, etj.). Në rrëzën J rritet valanidh. Q. e Ll. ka pozitë të rëndësishme strategjike si i vetmi kalim tokësor nga hregu i Jonit në bregun e Adriatikut. Në lashtësi kalonin rrugë këmhësorësh e karvanesh. Përmes saj më 48 p.e.r. pasi zbarkoi në Paleste (Palasë), Jul Cezari kaloi më ushtritë e tij, pushtoi Orikun dhe dëboi ushtritë e Pompeut. Gjatë Luftës së Vlorës më 1920 dhe sidomos gjatë Luftës ANÇ në Q. e Ll. janë bërë aksione e beteja kundër pushtuesve të huaj. Natyra në Q. e Ll. është shumë e hukur dhe prei andej hapet pamja në thellësi të detit Jon në J dhe në gjirin e Vlorës në V. Në faqen V, në lartësinë 750-800 m midis pishave e bredhave dhe pranë burimeve malore është ngritur një qendër kombëtare klimaterike e turistike për periudhën e verës, e cila do të zgjerohet më tej.

(Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Llogarasë


[cite]