QAFA E LUZHËS
✤ Qafë në rrethin e Tropojës në lartësinë 815 m, përmes të cilës kalon rruga nga B. Curri në Kukës. Lidh pellgun e Tropojës me gropën e Bytyçit dhe ndan majën e Dhinës (1270 rn) në VL me të Dobreit (1280 m) në JL. Ka prejardhje erozive dhe përbëhet nga shkëmbinj ultrabazikë. Është e veshur me pyll dushku (qarr, lis).
(Gj. G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Luzhës
[cite]