QAFA E MARTËS
✤ Qafë në kufirin midis rrethit të Skraparit dhe Korçës, në lartësinë rreth 1823 m, nëpër të eilën kalojnë rrugë këmhësore që lidhin rrethin e Korçës me atë të Skraparit. Është formuar në kontaktin e gëlqerorëve me flishin dhe ka prejardhje erozive. Është e gjerë dhe e sheshtë, me bimësi të rrallë, por ka livadhe të shumta verore, në faqen L e V rriten pyje ahu. Këtu janë zhvilluar shumë beteja kundër pushtuesve të huaj, sidomos gjatë Luftës ANÇ dhe është formuar Batalioni «Riza Cerova». (shih).
(N. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Martës
[cite]