QAFA E PRJESKËS
✤ Qafë në L të qytetit të Tiranës, në lartësinë 850 m, që ndan malin e Dajtit nga mali i Priskës dhe lidh fushën e Tiranës e kryeqytetin me malësinë e Tiranës, Bizës, Martaneshit dhe Goilobordës në L. Është e ndërtuar nga gëlqerorë dne ka natyrë erozive. Përmes saj kalon rruga automobilistikë Tiranë-Bizë-Steblevë,-Klenjë-Shupenzë me degëzime (afër Bizës) për në Klos e Burrel dhe Elhasan (përmes Labinotit). Nga faqja J e saj fillon përroi i Lanës. Janë zhvilluar shumë beteja. Gjatë Luftës ANÇ përmendet sidomos beteja e zhvilluar nga D I S në korrik 1944 gjatë mësymjes për çlirimin e Shqipërisë së mesme e të veriut.
(P. G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Prjeskës
[cite]