QENDRA E KËRKIMEVE BIOLOGJIKE
✤ Institucion kërkimor-shkeneor i Akademisë së Shkencave të RPSSH me qendër në Tiranë. U themelua më 1978, duke përfshirë edhe një pjesë të veprimtarisë shkencore të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ka detyrë themelore njohjen dhe studimin e bimësisë së vendit dhe eksperimentimin shkencor në fushat e gjenetikës, fiziologjisë, mikrobiologjisë e biokimisë në dobi të ekonomisë. Q. e K. B. ka pesë sektorë shkencorë, të florës, të biokimisë, të gjenetikës, të fiziologjisë, të mikrobiologjisë. Vepra më e rëndësishrne e hartuar në bashkëpunim me UT dhe ILB, është Flora e Shqipërisë. Q. e K. B. boton periodikisht Vjetarin e punimeve shkencore të O.K.B. Ajo organizon sesione dhe konferenca shkencore mbi probleme të ndryshme të biologjisë së bashku me institucione të tjera të vendit.
(T. Ta.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qendra E Kërkimeve Biologjike
[cite]