QENI
✤ (Canis familiaris L.). Kafshë gjitare shtëpiake, mishngrënës e familjes së qenve (Canidae), me trup mesatar e të mbuluar me qime, me nuhatje të mprehtë. Q. është e para kafshë e zbutur nga njeriu. Ka raca e lloje të përhapura, kudo. Në Shqipëri jetojnë raca të ndryshme Q., disa kanë gjetur përdorim për qëllime të posaçme.

Në relievet ilire, të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike, pranë Zanës (Dianës hyjneshë e gjuetisë) ka figura Q. gjuetie. Për gjuetinë e shpendëve sot përdoren zagarët që janë Q. me trup të fuqishëm e të liijshëm, me mihatje shumë të zhviliuar («puanter», «setër», *hrak» etj.). Për gjuetinë e kafshëve (lepur, derr, kaproll, dhelpër etj.) përdoren zagarët ndjekës, të cilët quhen ndryshe «langonj» e që janë Vrapues të shkathët me këmbë të gj ata dhe turi të mprehtë. Si udhërrëfyes e ruajtës të tufave të gjësë së gjallë përdoren Q. bagëtish: a) me trup të vogël, që kryesisht lehin për paralajmërim; b) me trup të madh e të fuqishëm sulmues si Q. e barinjve ose të stanit. Si ruajtës dhe zbulues I specializuar është Q. i kufirit’ i rljohur edhe me emrin «qen ujk». Q. e shtëpisë në përgjithësi kanë trup të vogël e leshtor.

(F. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qeni


[cite]