QERAMIKA


QERAMIKA
✤ Objekte dhe materiale që nxirren nga pjekja e deltinave dhe e përzierjeve të tyre me shtojca minerale, okside dhe përbërje të tjera inorganike. Llojet kryesore të Q. janë: Q. e trashë, Q. e hollë, Q. teknike. Në Shqipëri Q. njihet që në lashtësi (shih: Qeramika artistike) dhe mbi bazën e saj ishte zhvilluar poçeria (shih). Sot Ind. ë qeramikës (shih) prodhon Q. të llojeve të ndryshme nga brumëra deltinore gjysmë të thata, plastike dhe të rrjeahshme. Në Q. e trashë përfshihen lioje të ndryshme prodhimesh Q. të ndërtimit (tulla, tjegulia, tuba, pllaka etj.) dhe të poçerisë (qypa, shtamba, tava etj.), që përftohen nga deltina plastike. Janë poroze, me strukturë kokrrizore, me qëndrueshmëri mekanike jo të lartë. Piqen në 900-1000°C. Prodhimet e poçerisë zakonisht vishen me glazura të tejdukshme.

Në Q. e hollë përfshihen Iloje të ndryshme prodhimesh fajance, gresi e porcelani, që përftc-hen nga deltina, kaolini, rëra kuarcore, feldspati dhe gëlqerori që piqen në 1300-1400°C. Prej faiance prodhohen artikuj me porozitet, me strukturë të imët kokrrizore të njëtrajtshme dhe me qëndresë mekanike më të lartë. Prej gresi dhe porcelani përgatiten prodhime të qelqëzuara, pa porozitet e me qëndresë mekanike të lartë. Poreelani dallon nga gresi për bardhësinë dhe tejdukshmërinë. Nga Q. e hollë prodhohen artiku’j shtëpiakë, artistikë dhe teknikë. Prodhimet sipas përdorimit dhe ngjyrës së ciflës së pjekur vishen me glazura të tejdukshme, gjysmë të tejdukshme dhe zbukurohen me ngjyruesa.

Në Q. teknike përfshihen izolatorët elektrikë të llojeve të ndryshme si dhe materialet ziarrduruese. Materialet zjarrduruese, si tullat shamot, tullat prej magneziti e olivinite etj. janë artikuj me porozitet e strukturë kokrrizore të trashë, që i ruajnë karakteristikat e tyre funksionale edhe kur përdoren në temperatura të larta.

(Dh. Bezh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qeramika


[cite]