QESTORATI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), në shpatin P të malit të Lunxhërisë. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Në Q. lindi patrioti dhe mësuesi i shqipes Koto Hoxtii (shih) që më 1874 krijoi grupin e parë teatral dhe shfaqi pjesën «Dasma në Lunxhëri». Në shkollën normale të Q. ishin nxënës të tij P. Sotiri e P. N. Luarasi. Këshilli NÇ u formua në tetor 1942. Në Q. më 7-8 shkurt 1943 zhvilluan luftime forcat e Brig. VI S me forcat gjermano-balliste dhe më 21.3.1943 u ngrit Këshilli NÇ i Krahinorit të Lunxhërisë. Kolektivizimi u bë në dhjetor 1955. Më 1957 u bashkua me Dhoksatin e Këllëzin në koop. «Përparimi». Sot Q. bën pjesë në NB «Lunxhëria». Ka drejtim kryesor blegtorinë sidomos bagëtitë e imëta. Q. ka shkollë të mesme bujqësore dhe të ciklit të ulët të 8-vjeçares, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qestorati
[cite]