RADIO-KUKËSI
✤ Qendër lokale për emisione radiofonike në Kukës. U ngrit më 4.7.1959, më pas fuqia transmetuese u shumëfishua dhe u shpërngul në Kukësin e ri. Më 1969 u pajis me një stacion të ri të ndërtuar në vend. Paraqet jetën dhe arritjet e purionjësve të rretheve Kukës, Peshkopi, Tropojë dhe Pukë. Transmeton 6 orë program lokal dhe 45 min. program kombëtar (1983). Emisionet dëgjohen në gjithë truallin e RPSSH dhe jashtë vendit. (Xh. B.-B.De.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Radio-Kukësi
[cite]