RRJETI HIDROLOGJIK
✤ Tërësia e stacioneve dhe vendmatjeve hidrologjike të shpërndara në territorin hidrologjik të një vendi në bazë kriteresh të caktuara. Në Shqipëri Rr. H. është krijuar më 1949 me ngritjen e Shërbimit Hidrometerologjik sot Instituti Hidrometeorologjik (shih). Para Çlirimit ka pasur vetëm 4 pika për vrojtimin e nivelft të ujit në lumenjtë Drin e Bunë dhe në liqenin e Shkodrës. Rr. H. i Shqipërisë përbëhet sot prej 140 vendmatjesh në lumenj e përrenj, 12 në liqene dhe 7 në zonën bregdetare, të shpërndara në tërë territorin e vendit. Në vendmatjet e klasit I kryhen vrojtime sistematike e matje të nivelit të ujit, prurjes, turbullsisë, temp. dhe cilësisë së ujit, valëzimit, etj. Në përgjithësi ato janë të pajisura me aparaturë vetëregjistruese. Në vendmatjet e klasit II kryhen vrojtime vetëm mbi disa prej elementeve ië mësipërme. Ka edhe vendmatje të posaçme, të ngritura për kërkime të mëtejshme mbi elementë të veçantë të bilancit ujor. Vrojtimet sistematike në vendmatjet lumore kryhen çdo ditë në orën 7 dhe 17, kurse në vendmatjet liqenore e detare në orën 7, 13 dhe 19. Të dhënat shumëvjeçare që vilen nga RR. H. ruhen në arkivin e Institutit Hidrometeorologjik dhe shfrytëzohen për kryerjen e studimeve në fushën e hidrologjisë.
(A. Se.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrjeti Hidrologjik
[cite]