RADIOT
✤ (Aparatet radiomarrëse). Aparate marrëse që kthejnë në zë sinjalet e stacioneve radiodhënëse. R. e para në Shqipëri janë përdorur që në vitet 20. Më 1962 në Durrës u prodhua në vend aparati i parë radiomarrës «Pionieri», ndërsa në vitet e mëvonshme u prodhuan tipa të ndryshëm R. me llampa e gjysmëpërçues si «Iliria», «Durrësi», «Valbona», «Adriatiku», «Fa-

tosi» etj. Sot URT në Durrës prodhon R. me gjysmëoërcues, duke plotësuar nevojat e vendit.

(H. Mu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radiot


[cite]