RADIQTELEVIZIONI SHQIPTAR


RADIQTELEVIZIONI SHQIPTAR
✤ Institucion shtetëror që përgatit dhe jep emisione të radios e të televizionit për shqiptarët në RPSSH e jashtë Atdheut dhe në gjuhë të huaja. Përfshin Radio-Tiranën dhe Televizionin Shqiptar. Radio-Tirana (shih) filloi transmetimet më 28.11.1938. Programet e rregullta në Shqipërinë e lirë i filloi më 27.11.1944. Në sistemin e radiopërhapjes bëjnë pjesë edhe: Radio-Shkodra, Radio-Korça, Radio-Gjirokastra dhe Radio-Kukësi (shih. që japin 4-6 orë program në ditë. Në çdo familje ka aparat radiomarrës.

Televizioni shqiptar filloi transmetimet e para eksperimentale më 29.4.1960. Deri më 1965 jepeshin rreth dy orë tri ditë në javë. Programet e rregullta ditore filluan më 1971. Transmetimet e para me ngjyra filluan më 1981, më 1983 përfshinin 70% të të gjitha programeve. Nëpërmjet përforcuesve u arrit që më 1965 të shihen programet edhe në qytete të tjera, parashikohet që në fund të 1986 të mbulohet i gjithë vendi. Përveç studiove në qendër ka një rrjet telekronistësh në të gjitha rrethet e vendit. Një sektor i veçantë merret me prodhimin e filmave televizivë. Më 1962 u ngrit Orkestra simfonike e RTV (shih). Për mbarëvajtjen e punës së RTVSH kanë dhënë ndihmesë drejtues si Marash Hajati etj. Programet e RTSH pasqyrojnë gjërësisht jetën dhe veprimtarinë prodhuese, shoqërore e kulturore të masave punonjëse dhe janë mjet i rëndësishëm për informimin dhe edukimin e tyre. Në Shqipëri nuk ka taksa për radion e televizorët. RTVSH ka marrëdhëriie e shkëmbime programesh me qendra ‘ televizive të vendeve të tjera në botë.

(K. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radiqtelevizioni Shqiptar


[cite]