RADOKALI


RADOKALI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (VP). Qendra e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Homezhi e Radokali i Poshtëm. Në afërsi të fshatit ndodhet një qendër e fortifikuar e periudhës antike. Banorët morën pjesë në luftën ANÇ, dhjetëra prej tyre u rreshtuan në batalionin e Mokrës. Këshilli NÇ u formua në tetor të 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në 1967. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. R. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radokali


[cite]