RADOMI
✤ Mal në kufirin midis rrethit të Përmetit dhe atij të Kolonjës me lartësi 1486 m. Pjesa më e madhe e tij është e ndërtuar prej shkëmbinjsh flishorë. Relievi është i butë, me kurriz gati të sheshtë që zbret mbi luginat e Lengaricës dhe të Osumit. Shpati P është diçka më i pjerrët, kurse ai L është i copëtuar nga shumë përrenj, që përbëjnë degë të përroit të Zharkanit, që derdhet në Osum. R. është i veshur me pyje të dendura (dushk, panjë, frashër dhe ah), që arrijnë deri afër majës. Ka kullota të pasura verore.
(N. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Radomi
[cite]