RAJONIZIMI FITOGJEOGRAFIK
✤ Ndarja e territorit të Shqipërisë në zona të caktuara sipas shpërndarjes vertikale të bimësisë spontane nga trevat bregdetare deri në ato alpine në marrëdhënie të ngushtë me klimën. Zonat që përcaktohen quhen fitoklimatike. Një ndër studiuesit e parë që është marrë me R. F. të Shqipërisë F. Markgraf (shih) dalloi 6 zona fitoklimatike: makie-shibljak, dushkajat, bredhat mesdhetarë, ahishtet, kullotat alpine mesdhetare dhe kullotat al~ pine mesevropiane.
Pas Çlirimit të vendit, me zgjerimin e studimeve për florën e Shqipërisë u parashtruan trajtime të reja edhe për R. F. Më 1955 nga Iiia Mitmshi u përcaktuan këto zona fitoklimatike: zona e shkurreve mesdhetare e ndarë në nënzonën e agrumeve, të ullirit, larit dhe të shkurreve mesdhetare gjetherënëse; zona e dushqeve (e gështenjës); zona e ahut; zona e bredhave mesdhetarë; zona e rrobujve (arnishtat) zona e kullotave alpine mesevropiane dhe mesdhetare. Më vonë Ilia Nako (1969) dalloi 5 zona fitoklimatike zona e larit ose e dafinës (Lauretum), zona e gështenjës (Castanetum), zona e ahut (Fagetum zona e hormoqit (Piceetum) dhe zona alpine (AIpinetum). Duke u mbështetur në të dhënat më të reja, të përftuara gjatë studimeve dhe kërMmeve në fushën e florës dhe bimësisë nga grup i botanistëve i përbërë prej Kolë PaparistosXhafer Qosjes, Mustafa Demirit dhe Ilia Mitrushit u paraqit një R. F. ku dallohen 4 zona fitoklimatike, të cilat janë përfshirë në veprën Flora e RPS të Shqipërisë; 1. Zona e pyjeve dhe e shkorreteve mesdhetare; 2. Zona e dushkut; 3 Zcna e ahut. Brezi drunor i sipërm i zonës përfaqësohet nga kati i arnishteve. 4 Zona e kullctave alpine e shtrirë mbi zonën e ahut dhe e nërbërë kryesisht nga bimësia barishtore.
(Xh. O)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rajonizimi Fitogjeografik