RAMADANI FAHRI
✤ (1920-1944). Militant komunist,. veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër në familjen e një patrioti. Gjimnazist e më vonë punëtor me ide komuniste, u bë anëtar i GK të Shkodrës (1938). U dallua për veprimtari të gjërë komuniste, antizogiste e antifashiste në radhët e punëtorëve. Anëtar i PKSH me formimin e saj. Pjesëmarrës në demonstratën e 22 shkurtit 1942, partizan i çetës së parë në rrethin e Shkodrës (1943), partizan në batalionet «Perlat Rexhepi» e «Bajram Curri» (1943), iu ngarkua detyra e intendentifimit të grupit partizan. Organizator i paiodhur, mjeshtër i fjalës në kuvendet me malësorët, luftëtar trim e guximtar, dha ndihmesë të madhe për organizimin e luftës kundër pushtuesve e tradhtarëve në Malësinë e Shkodrës e Tropojës. Ra heroikisht në luftë me nazistët gjermanë në fshatin Degë të Tropojës, më 14.2.1944.
(F. La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ramadani Fahri
[cite]