RAPSODI TË NJË POEME SHQIPTARES
✤ («Rapsodie d’un poema albanese»,. Firence, 1866). Përmbiedhje këngësh popullore arbëreshe. Përmban 72 këngë: balada, këngë trimërie, dasme, dashurie, të mbledhura nga De Rada, kryesisht nëpër fshatrat arbëreshe të Kalabrisë (Maqë, Shën Mitër, Qanë, Shën Sofi, Perçilja, Plataçi, Shën Kozmo-Strigari). Ajo qe gjithashtu fryt i punës së një numri atdhetarësh. arbëreshë (Avatit, Baziles, Santorit, Petrasit, Kamardës, sidomos Dorsës). Këngët jepen edhe në përkthimin italisht dhe janë grupuar në tre libra. Sipas idesë së autorit, ato ishin fragmente të një poeme të madhe kombëtare të thërrmuar nga koha, që duhet të tregonin: 1) Jetën e popullit shqiptar në liri (libri (I); 2) Luftimet e ashpra kundër pushtuesve osmanë (libri II); 3) Elegiinë e dhimbshme të fatkeqësive që pllakosën mbi popullin tonë -vajet, dëshirat, shpresat për rifitimin e lirisë dhe rikthimin në atdhe (libri III). U botuan sërishmi më 1883-1887 (shtojcë e revistës «Fjamuri i Arbërit») me titullin Rapsodi kombëtare («Rapsodie nazionali e Lexicon») me një renditje të re sipas përmbajtjes së këngëve. Në dy parathënie të botimit të parë theksohet, midis të tjerash, se «Poema» flet për një popull luftëtar që është I vetëdijshëm për rilindjen e vet. Ndërsa në parathënien e botimit të II jepet historiku i .mbledhjes së këngëve dhe burimet e tyre. Me, gjithë ndonjë shtesë e përpunim të De Radës, “fcëngët përfaqësojnë një aterial të mirëfilltë folklorik. Duke qenë e përkthyer edhe në italisht, vepra luaiti rol të rëndësishëm për të bërë të njohur në opinionin shkencor të Evropës vetite e larta morale e luftarake të popullit tonë, aftësitë krijuese dhe luftërat e tij për liri. (Q. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rapsodi Të Një Poeme Shqiptares
[cite]