REALIZMI


REALIZMI
✤ Drejtim letrar që u përvijua në letërsitë evropiane të shek. XIX. Në veprat e shkrimtarëve realistë karakteret shoqërore pasqyrohen në zhvillimin e tyre të brendshëm e social-historik të përcaktuar nga rrethanat tipike të jetës.

Në letërsinë shqiptare krijimet e para realiste u shfaqën që në çerekun e parë të shek. XIX me vjershate H. Z. Kamberit, në të cilat pakënaqësia e autorit del e kushtëzuar nga realiteti i jetës shoqërore të kohës. Vepra me prirje realiste vijuan të botohen edhe gjatë Rilindjes Kombëtare. Me diferencimin e mëiejshëm politik në gjirin e Lëvizjes Kombëtare dhe me piesëmarrjen në të përherë e më aktive e të vetëdijshme të shtresave demokratike, në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX R. si parim artistik i pasqyrimit të jetës bëri mjaft përpara. Kjo vihet re në krijimtarinë e shkrimtarëve të shquar të kohës, si A. Z. Çajupi, Asdreni etj., të cilët iu drejtuan pasqyrimit të konfliktit midis popullit dhe parisë antipatriotike. Prirja realiste shqoi veprat e disa autorëve përparimtarë më pak të njohur, të cilët shfaqën interesim për jetën e përditshme të shtresave të ulëta dhe gjendjen e tyre shoqërore. Përfaqësues i shquar i R. në letërsinë e viteve 20 është F. Noli, i cili me figura biblike («Krishti me kamçikun», «Marshi i Krishtit® eti.) ose në mënyrë të tërthortë pasqyroi thelbin antikombëtar të rretheve drejtuese reaksionare që uzurpuan pushtetin në Shqipëri. Në vjershën e njohur «Anës lumenjve» perjetimet e hrengat e heroit lirik janë zbuluar në lidhje të ngushtë me rrethanat tipike të jetës shqiptare. Karakter thellësisht realist kanë edhe vjershat satirike të Nolit, ku zbulohen veçoritë më të qenësishme të sundimtarëve reaksionarë të kohës.

Formimi i R. si drejtim letrar u krye në vitet 30, kur, nën ndikimin e ideve të lëvizjes demokratike antifeudale dhe antiimperialiste u konsolidua letërsia përparimtare shqiptare. Krahas kërkesës për të trajtuar një problematikë të nxjerrë nga kontradiktat e mprehta që përshkonin jetën shoqërore të vendit, në rrethet përparimtare letrare nisi të shtrohej nga ana teorike nevoja e krijimit të një letërsie realiste. Njeriu dhe hota e tij e brendshme e kushtëzuar nga rrethanat tipike të jetës u bë brendi e krijimarisë së penave të reja, si Migjeni, etj., që e drejtuan vëmendjen në rrojtjen e vështirë të shtresave të gjera të popullit dhe në demaskimin e pabarazisë shoqërore. Këtë detyrë artistike e përmbushi me sukses Migjeni, shkrimtar me mendim të thellë dhe me talent të rrallë, i cili vizatoi tablo të gjalla realiste të jetës shqiptare të kohës. Në procesin e forcimit të drejtimit realist dhanë ndihmesën e tyre edhe shkrimtarë te tjerë, të eilët ishin nën ndikimin e ideve të lëvizjes përparimtare demokratike.

(V.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Realizmi


[cite]