REFORMA MONETARE


REFORMA MONETARE
✤ Masë revolucionare që zbatoi pushteti popullor në korrik 1946, për të mënjanuar kaosin e madh që trashëgoi vendi në lëmin e monedhës, për të zhdukur pasojat e inflacionit, për të zhveshur borgjezinë nga akumulimet monetare, për të bërë të pavlefshme bankënotat që gjendeshin në duart e elementëve armiq, për të vendosur monedhën e re që u përgjigjej ndryshimeve politike që ishin bërë si pasojë e fitores së revolucionit popullor në Shqipëri.

Në bazë të ligjit hiqeshin nga qarkullimi bankënotat me prerje 20 dhe 100 fr. shq., çeqe-monedhat e emetuara nga ish-Banka Kombëtare dhe të vulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar (shih) si dhe çeqe-monedhat e emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar. Monedhat u zëvendësuan. me të reja të Bankës së Shtetit Shqiptar me prerje 5, 20, 100 dhe 500 fr. Mbeten në qarkullim përkohësisht monedhat metalike të prerjeve të vogla. Raporti i këmbimit ishte 5:1. Çdo familje kishte të drejtë të këmbente deri në 5.000 fr. Pjesa mbi këtë shumë depozitohej në banka në një llogari «Depozitë për vepra rindërtimi». Nga zbatimi i R. M. mbetën jashtë qarkullimit 9,5 milionë fr. ndërsa nga bankënotat e paraqitura për këmbim 11,1 milionë fr, u vendosën në llogarinë «Depozitë për vepra rindërtimi», që u përdorën nga pushteti popullor për rimëkëmbjen e ekonomisë.

(I. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reforma Monetare


[cite]