REFORMA ARSIMORE


REFORMA ARSIMORE
✤ (1946). Reforma e parë e madhe në fushën e arsimit në Shqipëri, e cila pati si pikësynim kryesor që «Arsimi të mos jetë më një armë në dorë të borgjezisë, por në dorë të punëtorëve dhe të fshatarëve». (E. Hoxha, Yepra, vëll. 3, f. 281, T. 1969), dhe hodhi bazat e sistemit të ri arsimor dhe të shkollës socialiste. Filloi të zbatohej që në vitin shkollor 1546-1947. Si pikënisje për hartimin e përgatitjen e saj shërbyen vendimet e Plenumit V të KQ të PPSH të shkurtit 1946. Pranë Ministrisë së Arsimit, u -krijua në prill 1946 Këshilli i Përgjithshëm Arsimor dhe një komision Pedagogjik, si organ ndihmës e këshillimor për hartimin e R. A., pro. rkti i së cilës u miratua nga Kuvendi PopuZor më 17.8.1946.Ligji i R. A. mishëronte në mënyrë të plotëpolitikën e Partisë dhe orientimet e saj si platfjrma e ndërtimit të sistemit të ri arsimor, du£s hedhur ndërkohë bazat për formimin e mendimit pedagogjik marksist-leninist shqiptar. Me ziryshimet në strukturë, në përmbajtje dhe në gjithë sistemin e edukatës, me karakterin e plotë kak, shtetëror, njësor dhe kombëtar të shkollës, rarazinë e sekseve dhe të drejtën e arsimit në

gjuhën amtare, reforma hodhi bazat e shkollës demokratike e konsolidoi drejtimin socialist në zhvillimin e arsimit tonë popullor.

Sistemi i ri arsimor me një larmi hailkash shkollore nga fillorja e deri tek e mesmja dhe më vonë e larta në përputhje me stadin e zhvillimit ekonomik-shoqëror dhe perspektiva e tij në rrugën e soeializmit krijoi mundësi të pakufizuara për arsimimin e masave punonjësve në përgjithësi dhe të brezit të ri në veçanti.

R. A. u realizua në luftë me konceptet e shkollës së vjetër borgjeze, dhe duke kapërcyer mungesat materiale, të mjeteve mësimore, kabineteve, teksteve e kuadrit. Nën drejtimin e Partisë, me përkrahjen e shtetit dhe me përpjekjet e armatës së mësuesve e të gjithë forcave kulturore të vendit dhe të masave të gjera punonjëse, R. A. u vu me sukses në jetë, duke i hapur perspektiva të gjera zhvillimit të arsimit tonë popullor socialist.

(E. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reforma Arsimore


[cite]