REFORMA
✤ (1921). Gazetë e përkohshme fetare, politike e letrare, organ i klerit bektashian. Numri i parë doli më 27.10.1921, vijoi deri më 1923.

(M. G.)

✤ (1924). Revistë e përdyjavshme shoqërore e pedagogjike, organ i Lidhjes së mësuesve në Tiranë. Numri i parë doli më 31.1.1924, vijoi gjithsej 30 nr. Përkrahu zhvillimin e arsimit kombëtar përparimtar dhe zbatimin e lirive demokratike borgjeze. Shoqërohej me shtesën prej 14 faqesh: «Pjesë pedagogjike». Në korrik 1924 botoi si shtojcë gazetën Reforma (shih).

(M. G.)

✤ (1924). Gazetë politike e shoqërore. Numri i parë doli në korrik 1924 si shtojcë e revistës Reforma (shih). Përkrahu Revolucionin Demokratiko-borgjez të qershorit 1924, kërkoi të bëhej pastrimi i administratës shtetërore e sidomos i ushtrisë nga konservatorët e reaksionarët.

(M. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reforma


[cite]