REKUIZIMET
✤ Masë revolucionare e pushtetit popullor e përdorur që gjatë Luftës ANÇ për nevoja të luftës. Më 15.12.1944 doli ligji i Kryasisë të KANÇ mbi rekuizimet. I nënshtroheshin R. sendet ushqimore që zotëronin pronarët e pasur (grurë, misër, thekër, oriz, sheqer etj.) duke u lënë një sasi të mjaftueshme për nevojat familjare; produktet farmaceutike; mjetet e transportit, lëndët e ndërtimit, vajrat lubrifikante; pjesët e’ ndërrimit etj. që ishin në duart e çifligarëve, të borgjezisë dhe të pasanikëve të tjerë. Kjo masë i dha mundësi pushtetit popullor të grumbullonte në duart e veta një sasi të caktuar mallrash për të përballuar nevojat e ngutshme të popullit, të rimëkëmhjes së vendit dhe të ushtrisë. Ligji parashikonte që R. të bëheshin kundrejt një pagese të vogël, por në proeesin e thellimit të revolucionit R. u bënë pa pagesë.
(N. Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rekuizimet
[cite]