RELIEVI
✤ Gjini e skulpturës, në të cilën figurat dhe elementët e tjerë shquhen nëpërmjet thellimeve. Reliev i vendosur në fasadën e godinës së Kryeministrisë meve e të dalave mbi një sfond të rrafshtë. Veprat më të lashta të R. në Shqipëri janë nga Dyrrahu e Apolonia në shek. VI p.e.r., si paraqitje personash të veçuar brenda kuadratesh të thelluar në gurët e varreve. Fundit të shek. VI p.e.r. i përkasin disa R. me vlera artistike, si R. i Herakliut,. Belerefonti që vret Meduzën nga Dyrrahu dhe veçanërisht R. i amazonomahëve nga tempulli i Artemisit në Apoloni. Në to kalohet nga gjendja statike dhe paraqitjet e veçanta te lëvizjet dhe kompozimet shumëfigurëshe. I shek. V është R. i Nikes sipas stilit të Fidias nga Butroti. Rreth v. 470 p.e.r. me porosinë e apoloniatëve i biri i Mironit, Lyku, punoi në Olimpia të Greqisë një R. me përmbajtje mitologjike, një kopje e së cilës me sa duket u vendos edhe në Apoloni. Në shek. IV-I p.e.r. R. ndeshet edhe në shumë qytete ilire (Belsh, Margëlliç, Foinike etj.), kryesisht në monumente varri, por edhe i lidhur me arkitekturën, si në Bylis e Amantia. Veç paraqitjes tipike të skenave të ndarjes të të ndjerit nga të afërmit në çastet e fundit, ka trajtime origjinale të çasteve të jetës si dhe skena mitologjike, si amazonomahia. Me arkitekturën janë të lidhur edhe R. që u përkasin frizave të tempujve e teatrove në Apoloni e Dyrrah. Në shekujt e parë të erës së re trajtohet R. historik me skena betejash (Dyrrah) dhe R. i sarkofagëve, që trajton temën mitologjike të Meleagrit. Në shek. IV-VI ndeshet portreti reliev në formën e medalioneve (Divjakë, Pogradec), por R, përdoret kryesisht si dekoracion arkitektonik me motive bimore, përfytyrime shpendësh e kafshësh e ndonjëherë të figurës së njeriut si simbole të krishterimit.
Vlera të larta artistike arrin R. i zbukurimoreve në dru të latuar të tavaneve e tëpjesëve të tjera të brendisë së ndërtesave të kultit e të banimit në shek. XVIII e XIX. Shquajnë sidomos ikonostaset, amvonat etj. si objekte kishtare për trajtim të ndërlikuar, hera-herë në shumë plane e në azhur, të punuara me art nga mjeshtrit popullorë. Kompozimet e tyre përdorin motive bimore, të gërshetuara disa me motive zoomorfe e rrallë me figurën e njeriut, lidhur me një përmbajtje fetare.
Në periudhën e Pavarësisë bëhet vetëm ndonjë vepër e veçantë. R. fillon të lëvrohet si gjini në epokën socialiste. Kryesisht është pjesë përbërëse e veprave të skulpturës monumentale, siç janë R. e monumenteve të «Mushqetasë» (1963, Hektor Dule), të «Luftës së 20-ës» (1970, vepër koIektive etj.), që ilustrojnë me një shprehje të pasur plastike momente të ngjarjeve të shquara. R. përbën lapidarë ose është pjesë e pavarur e skulpturës, si lapidari i varrezave të dëshmorëve të Pezës (Mumtaz Dhrami 1871), lapidari i Vasil Laçit («Atentatori», 1971) dhe «Kryengritjet e Shqipërisë së mesme» (1981, Thoma Dhamo), «Aksionet e rindërtimit» (1981, Perikli Çuli) etj në të cilat kompozimi dinamik modelimi i zhdërvjeIlët shprehës, ose një vizatim i gjallë e harmonik i siluetave, sintetizojnë ngjarje të shënuara ose periudha të tëra të historisë së popullit shqiptar. R. hijeshojnë mjediset publike, duke pasur edhe rol edukues.
(N. C.-A. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Relievi