RENDI JURIDIK
✤ Tërësia e atyre marrëdhënieve shoqërore të cilat në shtetin tonë socialist shprehen dhe sanksionohen nga normat juridike në fuqi. Rendi ynë juridik socialist, duke pasqyruar karakterin e shtetit, si diktaturë e proletariatit, mbron interesat e klasës punëtore dhe të të gjithë popullit punonjës. Forcimi i rendit juridik lidhet ngushtë edhe me forcimin e ligjshmërisë sociaIiste, domethënë me zbatimin e rreptë e të njëllojtë të ligjeve dhe të gjithë normave të tjera juridike kudo dhe nga kushdo.
(L. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rendi Juridik
[cite]