REPARACIONET
✤ Dëmshpërblim në të holla ose mallra që detyrohet t’u paguajë shteti i mundur shteteve fituese, për dëmet që u ka sjellë me luftën agresive kundër tyre. Në mënyrë të veçantë Reparacionet u përcaktuan në traktatet e paqes të përfunduara pas Luftës II Botërore. Më 9 nëntor 1945 filloi punimet në Paris Konferenca e Reparaeioneve, ku mori pjesë edhe vendi ynë. Këtu u përcaktuan edhe kuotat e dëmshpërblimeve që Gjermania detyrohej t’u paguante shteteve pjesëmarrëse të Koalicionit Antifashist si dhe mënyra e realizimit të tyre. Për zbatimin e programit të dëmshpërblimeve, konferenea krijoi një organizëm të veçantë, Agjencinë Ndëraleate të Reparacioneve (IARA, shih), Shuma që iu caktua Shqipërisë në krahasim me kontributin që ajo dha në luftë dhe dëmet që pësoi, ishte shumë e vogël. Çështja e dëmshpërblimeve që detyrohej të jepte Italia u diskutua në Konferencën e Paqes që u mblodh në Paris nga 29. VII 25.X.1946 dhe u vendos më Traktatin e Paqes me Italinfr që u nënshkrua më 10.2.1947. Dëmshpërblimet që iu caktuan Shqipërisë nuk përfaqësonin aspak bëmet dhe humbjet që ajo pësoi nga lufta.
(P. V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Reparacionet
[cite]