REPUBLIKA


REPUBLIKA
✤ Formë qeverisjeje në të eilën organet e larta të pushtetit dhe kryetari i shtetit janë të zgjedhshëm për një afat të caktuar. Forma republikane e qeverisjes u vendos në Shqipëri për një kohë të shkurtër gjatë v. 1925-1928 dhe shërbeu si një urë kalimi për në monarkinë zogiste. Pas Çlirimit u vendos Republika Popullore si formë e diktaturës së proletariatit, sot Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë (shih). (L. O.)

✤ (1923). Gazetë e përj avshme politike, shoqërore, kulturore. Numri i parë doli më 24.X.1923 në Shkodër, vijoi deri në nr. 14 më 1925. E drejtonin Marash Ivanaj e Nikolla Ivanaj (shih). Kishte pjesërisht lëndë edhe frëngjisht. Mbajti qëndrim kundër qeverive feudoborgjeze, por qortonte edhe krahun demokratik të opozitës, që nuk dilte me program të qartë. Demaskoi veçanërisht klerin katolik dhe deputetët e tyre në parlament me Gjergj Fishtën në krye si agjentë të të huajve me synime të fshehta antikomhëtare.

(P. M.)

✤(1939). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore e letrare në gjuhën shqipe. Numri i parë doli më 1.1.1930 në Boston (SHBA), vijoi deri më 1933. E drejtonte Fan Noli. Ishte gazeta më demokratike dhe përparimtare që u hotua në SHBA. lu përmbajt programit të Komitetit të Çlirimit Nacional (shih) e për këtë u akuzua nga shtypi reaksionar si organ që predikonte te punëtorët e SHBA parimet bolshevike. Pasqyronte problemet më të rëndësishme që shqetësonin lëvizjen demokratike e revolucionare në emigracion. «R.» stigmatizoi karakterin antipopullor të regjimit zogollian. Vuri në dukje rrezikun që i kanosej Shqipërisë e paqes botërore nga nazifashizmi e demaskoi planet antishqiptare e skllavëruese të Italisë fashiste. Në faqet e saj u botuan pjesë letrare, si dhe «Don Kishoti i Mançes» i përkthyer nga Fan S. Noli.

(P. T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Republika


[cite]