RESHJET ATMOSFERIKE


RESHJET ATMOSFERIKE
✤ Shiu, dëbora dhe breshëri që bien nga retë dhe mbërrijnë në sipërfaqen e tokës. Në Shqipëri regjimi mesdhetar i klimës shfaqet edhe në R. A. Lartësia mesatare vjetore e reshjeve është 1460 mm dhe lëkundet nga 722 mm (Korçë) deri 2750 mm (Theth). R. A. më të shumta vrojtohen gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, që është karakteristike e klimës mesdhetare. Në Alpet Shqiptare, në Krahinën Malore Jugore dhe në Krahinën Malore Qendrore lartësie mesatare e reshjeve arrin në 1000-1200 mm. Reshjet më të pakta në vjeshtë e dimër vrojtohen në rrethet e Korçës, Pogradecit, Kukësit dhe Peshkopisë me vlera që luhaten nga 200-270 mm. Vera, për të gjithë territorin, është stina me R. A. më të pakta e që shoqërohet me thatësirën tipike mesdhetare.

Lartësia më e madhe e R. A. 24-orëshe vrojtoket në Alpet Shqiptare. Në Bogë më 15.12.1963 kanë rënë 420 mm. Numri më i madh i ditëve me R. A. është në atë pjesë të territorit ku vrojxohen edhe lartësitë më të mëdha vjetore të reshjeve. Në Alpet Shqiptare ka mesatarisht 130-135 ditë me reshje, në malësinë e Tiranës 125-135 ditë etj.

(A. Mi-S. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reshjet Atmosferike


[cite]