ANEKDOTA POPULLORE


ANEKDOTA POPULLORE
✤ Tregim i shkurtër humoristik a satirik, që ndërtohet me një ndodhi të vërtetë ose të trilluar, ka një pikë kulmore dhe përfundim shpesh të papritur. Në popull njihet me emrat: shpottnë, përrallëz a mesele etj.

Liojei e A. P. varen nga natyra e komikes që pasqyrojnë, nga rruga e zbulimit të saj dhe nga mjeti i kritikës. A. P. historike, kapin dhe paraqesin situata e dukuri reale, ndodhi nga jeta e personave historikë ose të njohur. Disa i mprehin detajet brenda kufijve të mundësisë, kurse disa të tjera ndërtohen mbi teprimin e të jashtëzakonshmen në trajtën e hiperbolës, të groteskut, të karikaturës, të trillimit fantastik. E qeshura vjen me humor të thjeshtë, me ironi ose sarkazëm. A. P. arrijnë me këto mjete të japin aspekte nga jeta në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, si p.sh. varfëria e masave në të kaluarën dhe lufta e tyre kundër shfrytëzuesve ose pushtuesve të huaj (beut, agait, pasanikut, klerikut, qeveritarit), tradhtia e ballistëve gjatë Luftës ANÇ, tradhtia e revizionistëve sot, të meta dhe vese njerëzish të veçantë.. Personazhet, rreth të eilave shpesh ka cikle anekdotash, emërohen në mënyrë të përgjithshme ose dhe konkrete. Në Shkodër, p.sh., është i njohur Osja i Falltores, në Myzeqe Cane Ryço, në Skrapar Muha Çolla e në Drenicë të Kosovës Dervish Goxhuli. Ka dhe figura të përgjithshme si Qerosi, Nastradin Hoxha, Tosku e Mosku etj. Pikësynimi që të zbulohet komikja dhe të kritikohet për t’i kundërvënë e sanksionuar pozitiven, aftësia për t’u lidhur me jetën, mprehtësia, shkurtësia dhe stili i shkathët, komunikimi i drejtpërdrejtë me dëgjuesin dhe roli si parabolë a si shigjetë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar A. P. një jetë të gjallë edhe sot e kësaj aite. Më 1972 është botuar përmbledhja më e plotë me një hyrje studimore «Folklor shqiptar, I, Proza popullore, V. V, Anekdota».

(J. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Anekdota Popullore


[cite]