REVIZIONIZMI
✤ Formë e maskuar e oportunizmit dhe pasqyrim i ideologjisë borgjeze në lëvizjen punëtore e komuniste, që u shfaq kur marksizmi triumfoi mbi kundërshtarët e tij ideologjikë dhe u afirmua si botëkuptim i klasës punëtore. Revizionistët e pranojnë marksizmin me fjalë, por kërkojnë rishikimin e tij, e falsifikojnë atë, flakin mësimet themelore dhe shpirtin revolucionar të tij, duke pasur si qëllim strategjik përjetësimin e sundimit të kapitalizmit atje ku ai është në fuqi dhe rivendosjen e tij atje ku ai është përmbysur.
Revizionizmi modern, duke qenë vazhdues i drejtpërdrejtë i revizionizmit të vjetër, të Bernshtajnit, Kautskit, etj ka edhe tiparet e veta dalluese të veçanta. Dallimi kryesor qëndron në’ faktin që revizionizmi i sotëm nuk është vetëm një rrymë ideologjike antimarksiste, por edhe revizionizëm në pushtet në një numër vendesh. Përvoja tregon se në këto vende baza shoqërore kryesore e tij u hë një shtresë e gjerë kuadrosh drejtuese të partisë, të aparatit shtetëror, tëekonomisë e të kulturës, që gradualisht u burokratizuan, e vunë vetën mbi masat dhe u borgjezuan, deri sa u shndërruan në një klasë të re borgjeze, ndërsa në BRSS e në Kinë edhe në përfaqësues të socialimperializmit. R. M. përfaqëson armikun kryesor në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. është «kali i Trojës» i imperializmit dhe i kapitalizmit botëror.
Ekzistojnë rryma të shumta të revizionizmit modern, ndër të cilat më kryesoret janë revizionizmi sovjetik (shih), revizionizmi jugosllav (shih), revizionizmi kinez (shih) dhe revizionizmi eurokomunist (shih). Luftën konsekuente kundër R. modern të të gjitha ngiyrave, PPSH e ka parëahe e sheh si një çështje të madhe parimore, kusht të domosdoshëm e detyrë të dorës së parë për të çuar përpara çështjen e revolucionit, të çlirimit të popujve e të socializmit.
(A. Po.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Revizionizmi