REVOLUCIONI SOCIALIST I TETORIT


REVOLUCIONI SOCIALIST I TETORIT
✤ I pari revolucion socialist fitimtar në histori. U krye në tetor 1917 prej klasës punëtore në alenancë me fshatarësinë e varfër nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Bolshevike me V. I. Leninin në krye. Përmbysi pushtetin e borgjezisë dhe çifligarëve, vendosi diktaturën e proletariatit duke krijuar shtetin socialist sovjetik. Fitorja e tij u bë për masat punonjëse të ‘gjithë botës pishtari frymëzues në luftën për çlirimin kombëtar dhe shoqëror. Ai shpalli paqen midis popujve, kundërshtimin e çdo agresioni imperialist, të çdo shtypjeje kombëtare e zgjedhe koloniale dhe njohu të drejtën e të gjithë popujve dhe shteteve për pavarësi e sovranitet shtetëror. Në frymën e këtyre parimeve, me vendim të Kongresit II të Sovjetëve, Qeveria Sovjetike e kryesuar nga V.

Lenini botoi të gjitha traktatet e fshehta të fuqive imperialiste, në të cilat popujt e vegjël ishin përdorur si monedhë shkëmbimi. Midis tyre ishin edhe: a) Marrëves’hja austro-italiane e 8 majit 1913, që parashikonte pushtimin e Shqiperisë nga këto fuqi për një afat të pacaktuar dhe ndarjen e zonave të ndikimit midis tyre; b) Premumi që Fuqitë e Antantës i bënin qeverisë greke në nëntor 1914 për t’i dhënë kësaj pjesën jugore të Shqipërisë në rast se hynte në luftë me anën e Antantës; c) Traktati i Londrës i 26 prillit 1915, me anën e të cilit fuqitë imperialiste të Antantës kishin vendosur të copëtonin një pjesë të trojeve shqiptare midis shteteve fqinje dhe të vendosnin protektoratin italian mbi krahinat që mbeteshin midis lumenjve Vjosë dhe Drin.

Me fitoren dhe aktet e tij R. S. i T. ushtroi një ndikim të madh transformues në të gjitha vendet e botës. Imperialistët dhe forcat e brendshme reaksionare u përpoqën me të gjitha mënyrat ta pengonin jehonën e tij në Shqipëri dhe zhvilluan një propagandë shpifëse kundër tij. Por me përhapjen e ideve leniniste e nën ndikimin e tyre mori përpjesëtime më të gjera lufta për çlirim kombëtar, për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe për vendosjen e rendit demokratik.

Pas botimit të traktateve të fshehta mbi Shqipërinë, brenda vendit dhe në kolonitë shqitpare të mërgimit u bënë protesta të shumta kundër komplotit imperialist, që kërcënonte trojet shqiptare me një copëtim të ri. Për të ulur zemërimin popullor të shkaktuar nga njohja e përmbajtjes së Traktatit të Londrës dhe për të qetësuar lëvizjen çlirimtare që po merrte përpjesëtime të gjera, komanda e truparmatës XVI italiane që ndodhej në Shqipëri porosiste në shkurt 1918 prefekturat dhe nënprefekturat të zhvillonin propagandë në favor të Italisë, duke thënë se ai traktat gjoja pësoi më vonë ndryshime të cilat «me qëllim nuk i botonin bolshevikëts. Me fitoren e armëve shqiptare më 1920 kundër pushtuesve italianë e jugosllavë u rivendos pavarësia e shtetit shqiptar në kufijtë e 1913. Besimin në politikën leniniste të qeverisë sovjetike, Bajram Curri e shprehte në promemorjen drejtuar asaj në dhjetor 1920, ku theksohej se «Populli shqiptar pret prej Rusisë Sovjetike që të vendosë në Ballkan një paqe të drejtë, fisnike dhe të vërtetë».

Në një vend si Shqipëria, ku mungonte një lëvizje e fuqishme punëtore dhe një parti e klasës punëtore, ku problemi agrar ishte kryesori për shumicën dërrmuese të popullsisë, idetë e R. S. të T. në rrafsh shoqëror ndikuan kryesisht në rritjen e lëvizjes demokratike. Në këto kushte, bolshevizmi u kuptua në radhë të parë si zhdukje e pronës së madhe çifiigare dhe ndarje falas e saj fshatarëve. Në shtyp dhe në tribunën parlamentare u zhvilluan debate mbi rragën bolshevike d.m.th. me ahunë, dhe rrugën joboishevike, pa dlrunë të zgjidhjes së çështjes agrare. Për zgjidhjen e parë ishin në radhë të parë fshatarët e varfër e pa tokë, të cilët, me nismën e tyre, vunë dorë mbi pronat çifligare si në Vlorë e gjetkë, kurse për rrugën e dytë u shprehën përfaqësuesit e borgjezisë demokratike. Çifligarët dhe klerikët reaksionarë dolën hapur kundër çdo reforme agrare dhe kundër ideve të R. S. të T. që ishin përhapur e kishin gjetur truall të favorshëm në Shqipëri.

Ndikimi i R. S. të T. në Shqipëri dhe prestigji që kishin fituar Partia bolshevike dhe shteti sovjetik u shprehën me një forcë të veçantë me rastin e vdekjes më 21.1.1924 të udhëheqësit të madh të Revolucionit, të Partisë dhe të Rusisë Sovjetike, V. I. Leninit. Shtypi demokratik shqiptar botoi artikuj ku V. I. Lenini cilësohej si «politikani botëror ahe revolucionari më i madh i shekujve», «babai i vegjëlisë… që ngriti në shkallën e duhur emrin e popullit». Më 4 shkurt me këmbënguljen e Avni Rustemit Asambleja Kushtetuese u detyrua që të bënte pesë minuta pushim për vdekjen e Leninit. Rritja e lëvizjes demokratike çoi në Revolucionin e qershorit 1924 dhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rusisë Sovjetike. Idetë e Revolucionit të Tetorit patën një përhapje gjithnjë më të gjërë në Shqipëri me lindjen dhe zhvillimin e lëvizjes komuniste.

(S. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Revolucioni Socialist I Tetorit


[cite]