ROK MARIO
✤ (Mario Roques, 1875-?). Filolog francez, romanist, që dha ndihmesë me vlerë edhe për albanologjinë. Nëshkollën e Gjuhëve Orientale të Universitetit të Parisit pas Luftës I Botërore dha për mjaft vjet mësimin e gjuhës shqipe. U mor me studimin e autorëve të vjetër të letërsisë shqiptare. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në dy vepra: Kërkime për tekstet e lashta shqipe (Recherches sur les anciens textes Albanais, 1932) dhe Fjalori shqip 1635 (Le dictionnaire AVbanais de 1635, 1936X Në veprën e parë dha një përshkrim të plotë të 17 botimeve dhe dorëshkrimeve më të para shqipe (1462-1710), disa edhe të zbuluara prej tij, duke hedhur në qarkullim të gjerë një informacion të pasur, dhe duke e njohur botën shkencore me pasurinë e rëndësinë e teksteve të vjetra shqipe për historinë e kulturës sonë në shek. XVI-XVII. Në veprën e dytë ribotohet i fotokopjuar i pari fjalor i gjuhës shqipe i F. Bardhit. Në studimin hyrës autori i veprës i bën një analizë përshkruese dhe vlerësuese të imët fjalorit. (M. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rok Mario
[cite]