RKJETI HEKURUDHOR


RKJETI HEKURUDHOR
✤ Tërësia e vijave hekurudhore e pajisjeve të tyre dhe e stacioneve që lidh qendrat e banimit dhe të prodhimit dhe shërben për transportin e njerëzve e të mallrave me trena.

Që në fillim të shek. XX nga kapitali i huaj u hartuan projekte dhe u bë zhurmë e madhe për investimet që mendohej të hëheshin për ndërtimin e hekurudhave në Shqipëri. Gjatë Luftës I Botërore ushtritë pushtuese austro-hungareze dhe italiane ndërtuan dekovile për qëllime ushtarake, që doiën shpejt jashtë përdorimit. Në vitet 20 shoqëri kapitaliste italiane paraqitën programe të tjera për ndërtimin e «Hekurudhës transballkanike», që do të nisej nga Vlora për në Stamboll, si dhe të hekurudhës Durrës-Tiranë, investimet për të cilën u :përfshinë edhe në huanë e SVEA (shih). Asnjë nga projektet nuk u realizua. U ruajt vetëm dekovili (me gjerësi 650 mm) Vlorë-Selenicë rreth .30 km i gjatë, që i ishte dhënë në koncesion së bashku me minierën e serës në Selenicë shoqërisë italiane SIMSA.

Ndërtimi i Rr. H. filloi pas Çlirimit të vendit, më 1947 me vijën Durrës-Peqin e më 1948 me vijën Durrës-Tiranë. Sot Rr. H. i vendit, me gjerësi 1435 mm ka një gjatësi të vijave kryesore prej 440 km. dhe shtrihet në këto drejtime Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Guri i Kuq (Pogradec); Rrogozhinë-Lushnje-Fier-Vlorë; Vorë-Laç-Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit. Shfrytëzimi i Rr. H. organizohet nga Ndërmarrja e Hekurudhave me qendër në Durrës, në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve. Fuqia tërheqëse në Rr. H. gjer më 1959 ka qenë me lokomotiva me avull, më pas me lokomotiva me motora diezel. ;Rr. H. i vendit përgjithësisht kalon në një terren të thyer, gjë që ka diktuar edhe parametrat përkatës tekniko-shfrytëzues. Në përgjithësi pjerrësia është 9 për mijë, në vijën Rrogozhinë-Fier është 13 për mijë dhe në Elbasan-Përrenjas është 18 për mijë. Ngarkesa për bosht është 20 tonë, është zbatuar përmasa ndërkombëtare e -afrimit për vijat me gjerësi normale. Rr. H. ka stacione të përpunimit të mallrave dhe shërbimit të udhëtarëve, me sistem ndërlidhjeje e sinjalizi-mi me bllokim gjysëmautomatik. Me zgjerimin e Rr. H. u shtuan edhe degëzimet (gjithsej rreth 100 km) si Kashar-Yzberish, Kashar-Valias, Budull-Fushë Krujë, Elbasan-Fabrikë e Çimentos etj. si dhe vija Fier-Ballsh (26 km.). Studimet e bëra kanë çelur përspektiva edhe për elektrifikimin e vijave hekurudhore. Hekurudhat janë ndërtuar kryesisht me punë vullnetare të rinisë. Përllogaritet se kanë marrë pjesë rreth 400 mijë veta, nga të cilët 170 mijë të reja. Pjesëmarrja e rinisë në ndërtimin e hekurudhave ka shërbyer për kalitjen ideologjike e fizike të tyre. Në aksionet e para të rinisë me qindra të rinj e të reja mësuan shkrim e këndim dhe mjaft profesione. Në projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e Rr. H. kanë dhënë ndihmesë Luan Babameto, Mitat Demiri, Shaban Torozi, Pandeli Çaçi etj. U vunë në shfrytëzim hekurudha Shkodër-Hani i Hotit, që lidh Rr. H. të vendit tonë me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar, dhe hekurudha Fier-Vlorë. Parashikohet ndërtimi në të ardhmen i disa linjave të tjera si Milot-Rrëshen-Klos; Ballsh-Tepelenë-Gjirokastër; Lushnjë-Berat; Pogradec-Korçë-Bilisht etj.

(P. Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rkjeti Hekurudhor


[cite]