ROSA E EGËR


ROSA E EGËR
✤ Shpend i familjes së rosave e patave (Anatidae),

shpendë dimërues e të përhershëm. Në Shqipëri më e zakonshmja është rosa e vendit (Anas platyrhynchos L.).

Femra njihet edhe me emrin «kuqël» është e gjatë 60 cm me puplim njëngjyrësh, e kuqëyreme ndryshku me njolla më të errëta, dhe peshon 1.5 deri 2 kg. Mashkulli dallohet nga koka e gjelbër dhe qaforja e ngushtë e ‘bardhë. Si shtegtare R. e vendit në Shqipëri vjen në tetor-nëntor dhe largohet në shkurt-mars. Ndërton fole në vendet e përkënetura, buzë ujërave dhe liqeneve. Jeton rreth 10-11 vjet. Është me kërkesa ekologjike të pakta, prandaj u është përshtatur 1 mirë kushteve të rritjes gjysmënatyrore. R. e E. gjuhet për mishin e saj të shijshëm.

(F.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rosa E Egër


[cite]