RONTGENDIAGNOSTIKA


RONTGENDIAGNOSTIKA
✤ Dega e mjekësisë që përdor rrezet Rontgen (X) për zbulimin e sëmundjeve të njeriut. Zbulimi i rrezeve Rontgen (1895) dhe zbatimi i tyre në praktikë dha njëndihmesë të madhe, shpesh vendimtare, në diagnozën e hershme e te saktë të shumë sëmundjeve.

Në Shqipëri aparati i parë Rontgen është vendosur më 1928, por deri në Çlirim ky lloj ekzaminimi mbeti shumë i kufizuar. Sot ka kabinete të R. në çdo spital e poliklinikë dhe në zonat më të largëta të vendit. Shërbejnë mjekë të specializuar e të pajisur me aparate nga më të thjeshtat deri në ato me rrjet TV, kinematograf dhe këmbyes automatik të kasetave. Janë vënë në zbatim metoda të reja bashkëkohore të ekzaminimit rontgenologjik me mjete kontraste duke filluar nga arteriografia e trurit, deri tek kateterizimi i zemrës dhe aortografia e enëve tëaortës torakale dhe abdominale. Ndihmesë me veprimtarinë e tyre në zhvillimin e kësaj dege kanë dhënë Petrit Selenica, Ilia Kola etj.

(P. Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rontgendiagnostika


[cite]