ROSKOVECI


ROSKOVECI
✤ Qytet në rrethin e Fierit (L) rrëzë kodrave të Kurjanit në dy anët e rrugës Fier-Berat. Popullsia 5600.

Fshati R, rreth viteve 30 të shek. XIX mori rëndësi duke qenë në mes të një krahine bujqësore dhe u bë qendër administrative e ushtarake. Njihej me emrin «Tregu i Frashërit», meqë bëhej treg i madh bujqësor në një vend me drurë të mëdhenj, që u dëmtuan më 1925 nga bejlerët. Më 1944 në R. u ngrit çeta territoriale. U çlirua më 25.8.1944.

Më 1953 u ngrit SMT-ja për gjithë zonën dhe më 1957 u bë kolektivizimi i bujqësisë. Në tokat e përfituara nga bonifikimi i kënetës së R., që përfundoi në pesëvjeçarin e tretë, dhe në fshatin Jagodinë u ngrit NB e R. Ka drejtim kryesor rritjen e derrit dhe drithërat. Më 1983 mori 46 kv/ha grurë. Më 1969 R. u shpall qytet. Ka shkollë të mesme, pallat kulture, spital, klinikë dentare, rrjet tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Roskoveci


[cite]