ROSUJA
✤ Qytezë ilire në VP të fshatit Bujan të Tropojës. Gërmimet arkeologjike janë bërë më

1963-1964. Fillimet e jetës i takojnë periudhës së hershme të hekurit (faza II-III). Në shek. IV p.e.r. zhvillohet si qendër kryesore qytetare e luginës së Valbonës, në kufirin midis labeatëve ahe dardanëve. Sipërfaqja prej 0.6 ha është e rrethuar me mur gurësh të punuar. R. luante rol me rëndësi në rrugën natyrore tregtare midis Ilirisë bregdetare dhe Dardanisë. Janë gjetur prodhime qeramike të Dyrrahut dhe Rodit, monedha të Apolonisë, Dyrrahut e Skodrës. U zbulua një depo me pitosa të shek. II p.e.r. me vulën e pronarit Marko. Në shek. IV-VI e.r., pas një ndërprerjeje prej katër shekujsh, u rifortifikua me mure të lidhura me llaç. (N. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rosuja


[cite]