RRËZA E KANALIT
✤ Mal në bregdetin e Jonit, në rrethin e Vlorës, midis Gad. të Karaburunit në VP dhe qafës së Llogarasë në JL, me gjatësi 23 km dhe gjerësi 3-7 km. Nga L zbret pjerrët mbi luginën e Dukatit, kurse nga P mbi detin Jon, ku formon një bregdet të lartë shkëmbor me shumë gjire të vogla, si gjiri i Gramës, i Arushës, i Lovizit, i Gjibitrit, i Shëndreut, etj. Është i ndërtuar nga gëlqerorë ehtresëtrashë të kretakut, me zhvillim të madh të proceseve dhe dukurive karstike. Nga ana tektonike bën pjesë në zonën e Sazanit dhe në Qafën e Llogarasë vjen në kontakt me zonën Jonike. Relievi vjen duke u ngritur nga VP në JL, në majën e Shën Iliut arrin lartësinë më të madhe (1499 m). Faqja P e malit është e zhveshur (rriten drurë të rrallë valanidhi); faqja L është e veshur, me makje, si dhe me pishë në lartësi. Rr. e K. është e njohur që në lashtësi, si pjesë e maleve Akrokeraune ose e Maleve të Vetëtimës (shih).
(Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrëza E Kanalit
[cite]