RRËZOMA
✤ Zonë gjeografike në pjesën V të rrethit të Sarandës, në të dy anët e rrjedhjes së mesme të 1. të Kalasës (shih). Në kuptimin e ngushtë etnografik Rr. quhet vetëm bregu i majtë i rrjedhjes së mesme të Kalasës me 7 fshatra:
Tatzati, Kalasa, Sinica, . Fushë-Vërria, Vergoja, Kopaçëza, Qafëdardha (Palavlia) dhe Bashaj. Nga ana gjeografike Rr. shtrihet në një luginë sinklinale, e vendosur midis malit të Lavanit në P dhe malit të Lucës dhe Pilloit në L. Tokat bujqësore, të gjitha nën ujë, shtrihen në të dy anët e lumit, dhe në to rriten drurë frutorë (agrame, ullinj, hardhi, fiq, arra, dardha) dhe drithëra buke. Bimësia spontane përbëhet nga shkurre mesdhetare, rrap, shelg, ilqe, etj., Klima është e ngrohtë dhe e lagësht. Temp. mesatare e janarit 7,9°, e korrikut 24.5° C, sasia mesatare vjetore e reshjeve 1835 mm. Në dimër fryn shpesh era e Galishtit (e thatë dhe e ftohtë). Natyra e Rr. ka ndryshuar shumë gjatë pushtetit popullor. Lumi i Kalasës dhe përrenjtë malorë që derdhen në të (Gurra e Vergoit etj). janë sistemuar plotësisht. Sipërfaqe të mëdha me shkurre të degraduara janë shpyllëzuar dhe mbjellë me kultura të shumëliojshme. Për ujitjen e tokave janë ndërtuar kanale dhe rezervuarë të shumtë. Rr. lidhet me rrugë automobilistike me Delvinën dhe Sarandën, fshatrat përbëjnë një fshat të bashkuar me qendër në Vergo (shih). Nga ana etnografike bën pjesë në Labëri.
(Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrëzoma