RRETHI I DIBRES
✤ Shtrihet në Shqipërinë L, në Krahinën Malore Qendrore. Sipërfaqja 1568 km Popopullsia 137.800. Përfshin dy qytete: Peshkopia qendra e rrethit dhe Bulqiza, 182 fshatra të grupuara në 27 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 87.9 banorë km2, popullsia në qytet 10%, në fshat 90%. Rritja natyrore 2.26%.
Mbizotëron relievi malor. Zona më e lartë është Korabi, ku është dhe pika më e lartë e gjithë vendit (2751 m.). Në pjesën qendrore shtrihet lugina e 1. Drini i Zi, bashkë me degët kryesore: Zalli i Bulqizës, Zalli i Murres, Malla e Lurës 1. i Setës (nga e majta) dhe përroi i Peshkopisë, i Gramës e i Veleshicës (nga e djathta). Ka mjaft liqene akullnajore, si liqenet e Lurës fshih), liqeni i Balgjajt etj. Klima është mesdhetare malore. Temp. mesatare vjetore 11.3°, mesatarja e muajve më të ftohtë -0.1° dhe më të ngrohtë 21°. Temp. absolute më e ulët -17°, më e lartë 36°. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 989 mm, pjesa më e madhe në stinën e vjeshtës e dimrit. Erërat lokale karakteristike: e Murrës (murlani), veriu dhe jugu. Pasuritë minerale: kromi dhe mermeri (Bulqizë e Muhur), squfuri (Kërçisht). Tokat bujqësore janë kryesisht të kafenjta malore 51% të sipërfaqes, kurse pjesa tjetër toka livadhore malore dhe të murrme. Pyjet dhe shkurret zënë 53.3% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit, kullotat 16.5%. Burimet kryesore nëntokësore: i Radomirës, Zerqanit.
Rr. i D. është rreth hujqësor-industrial i zhvilluar. Ind. zë 45% të prodhimit të përgjithshëm industrial-bujqësor, është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar një varg veprash të mëdha. Para Çlirimit kishte vetëm disa punishte. Më 1960 prodhimi ind. i saj ishte 344 herë më i madh kundrejt 1938, më 1979 ishte 4,2 herë kundrejt 1960. Në vitin 1983 kundrejt 1960 prodhimi industrial është rritur 4.6 herë. Degët kryesore: ind. minerare me minierat e kromit në Bulqizë jep 37% të nxjerrjes së kromit në të gjithë vendin; ind. ushqimore sidomos me ind. e përpunimit të frutave; ind. mekanike (Bulqizë) si dhe ind. e lëndëve të ndërtimit, e përpunimit të drurit etj.
Bujqësia jep 40% të prodhimit të përgjithshëm industrial-bujqësor. Ka 26 koop. të bashkuara, 1 NB. Kolektivizimi i buiqësisë filloi më 1955, përfundoi më 1967. Sipërfaqja e punueshme zë rreth 12.2% të rrethit, nga e cila 82% e zënë bimët e arave dhe 18% frutikultura. Para Çlirimit ujiteshin vetëm 4000 ha, sot ujiten 53% të sipërfaqes; ka 33 ujëmbajtës si në Brezhdan, Koben, Melan ëtj., dy kanale të mëdhaja me vetërrjedhje Gram-Sohodoll dhe Setë-Zall-Dardhë. Janë të mekanizuara 58% e plugimeve, 33% e korrjeve dhe 96% e-shirjeve. Kulturat kryesore: gruri 32% të sipërfaqes, misri 24%, patatja 6.2%. Më 1938 rendimenti mesatar ishte 15 kv/ha misër, 6 kv/grurë, sot 32 kv/ha misër, 25 kv/ha grurë ,128 kv/ha patate etj. Peshkopia përmendet për prodhimin e mollëve, kumbullave, arrave. Në blegtori mbizotërojnë dhentë, rriten edhe dhitë e lopët. Ka komplekse për rritjen e shpendëve si dhe bletari të zhvilluar. Rrugët kryesore: Peshkopi-Kukës, Peshkopi-Burrel dhe Peshkopi-Librazhd. Shfrytëzohen pyjet në Lurë, Prat, Mali i Bardhë. Krahina e D. ka tradita të shquara të luftërave për liri, pavarësi e arsim kombëtar dhe një kulturë popullcre origjinale (shih edhe: Dibra).
Para Çlirimit në Rr. e D. kishte vetëm 32 shkolla fillore dhe 1 konvikt. Sot ka 22 shkolla të mesme, 76 shkolia 8-vjeçare, 185 kopshte. Janë ngritur 121 muze, 1 shtëpi muze, 165 biblioteka. Botohet gazeta lokale Ushtima e Maleve (shih). Zhvillojnë veprimtari 27 shtëpi kulture, 86 vatra kulture, 18 kinema, 1 kinoklub. Ka 47 grupe teatrale, 64 grupe estradash, 138 ansamble artistike e grupe folklorike. Më 1938 kishte 1 mjek dhe 1 spital me 12 shtretër për 60 mijë banorë. Sot ka 13 spitale, 27 shtëpi lindjeje, 165 ambulanca, 27 klinika dentare, 26 farmaci, rrjet të gjerë të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrethi I Dibres