RREZATIMI DIELLOR


RREZATIMI DIELLOR
✤ Rrezatim elektromagnetik dhe korpuskular nga Dielli me një diapazon mjaft të gjerë gjatësi valësh (nga rrezet gama deri tek radiovalët). Shqipëria, nga ana klimatike, bën pjesë në brezin subtropikal me lagështirë dhe përfshihet në vende.t me klimë mesdhetare, me vlera të larta të energjisë së rrezatuar nga Dielli, që arrin vlerën 129.3 kkal në vit, mesatarisht për të gjithë territorin, për çdo cm2 të sipërfaqes horizontale të territorit.

(S. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrezatimi Diellor


[cite]