RRETHIMET E KRUJËS
✤ Rrethime të ndërmarra tri herë nga ushtria turke, me qëllim që pas rënies së Krujës, qendër kryesore politike-ushtarake e luftës shqiptare, të pushtohej brenda një kohe të shkurtër e tërë Shqipëria. U bënë më 1450, 1466 dhe 1467.
Rrethimi I i Krujës filloi më 14 maj dhe përfundoi më 26 tetor 1450. Ushtria osmane, sipas M. Barletit, përbëhej nga rreth 160.000 veta, e pajisur me 10 topa të mëdhenj,^ një pjesë e të cilëve u derdh në vend, dhe 8 të vegjël.
Ushtria shqiptare përbëhej nga 8000 veta (6000 kalorës, 2000 këmbësorë) nën udhëheqjen e Skënderbeut; ajo vepronte jashtë kështjellës së Krujës, duke qëndruar në malësitë rreth qytetit. Për mbrojtjen e kalasë u la një garnizon prej 2000 verash, i pajisur me 30 topa të vegjël, i komaniuar nga Vranci Konti (shih). Përpjekjet osmane per të thyer qëndresën e qytetit dështuan. Ndërkohë kampi i osmanëve mbahej nën presionin e ushtrisë shqiptare, që sulmonte nga malet, duke : kthyer kështu rrethuesit në të rrethuar. Pasi la mijëra të vrarë, ushtria osmane, e ndodhur edhe në vështirësi furnizimi, i cili ndërpritej nga inkursionet e vazhdueshme gjatë rrugës, u detyrua të tërhiqej nga Kruja dhe Shqipëria, e ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare, e cila i shkaktoi humbje të mëdha gjatë tërheqjes. Një varg kronistësh. të kohës thonë se Murati II vdiq nga marazi për disfatën e pësuar.
Rrethimi II i Krujës filloi në mes të qershorit dhe përfundoi në fund të atij viti. Ushtria osmane kishte, sipas M. Barletit rreth 200.000 veta, ishte e pajisur me mjete nga më të fuqishme të kohës për pushtimin e kështjellave dhe udhëhiqej nga Mehmeti II, pushtuesi i Kostandinopojës. Ushtria shqiptare me 13.000 veta, nën udhëheqjen e Skënderbeut, qëndroi si zakonisht jashtë Krujës. Garnizoni që u la për mbrojtjen e qytetit përbëhej prej 4400 vetash të komanduar nga Tanush Topia. Më 1 gusht Mehmeti II u detyrua të largohej nga Kruja, duke lënë për të vazhduar rrethimin 80.000 ushtarë të komanduar nga Ballaban pasha. Gjatë tërheqjes, sulltani me tradhti shtiu në dorë Kidhnën (sot Çidhna në Dibër) dhe për hakmarrje vrau 10.000 veta, gra, pleq dhe fëmijë të strehuar atje.
Me sulme të fuqishme e të befasishme ditën dhe natën ushtria shqiptare shpartalloi kundërshtarët. Në këto luftime u vra edhe vetë komandanti i rrethuesve Ballabani. Gjatë tëheqjes ushtria osmane u godit pa ndërprerje nga forcat shqiptare. U asgjësuan gjithashtu garnizonet turke të lëna në disa pika, si në Kidhnë, etj., u sulmua krahina rreth qytetit të Valmit dhe kështjella e Elbasanit e ndërtuar nga turqit.
Rrethimi III i Krujës filloi në korrik të vitit nga një ushtri osmane e pajisur me mjete të shumta sulmi, e udhëhequr përsëri nga Mehmeti II.
Të pafuqishëm për të pushtuar kryeqendrën e Skënderbeut, osmanët u detyruan të tërhiqeshin përsëri pasi shkatërruan nga themelet kështjellën e Rodonit, të cilën po e ndërtonte Skënderbeu. Edhe në rrethimln e tretë, forcat osmane u godiën vazhdimisht, si gjatë rrugës për në Krujë edhe kur po tërhiqeshin, nga ushtria shqiptare dhe nga i gjithë populli në krahinat ku kalonin. Heroizmin e masave popullore shqiptare kanë qenë të detyruar ta pranonin edhe kronistët osmanë dhe bizantinë, si Tursun beu, Kritobuli prej Imbrosi etj.
(A. Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrethimet E Krujës