RROMANATI


RROMANATI
✤ Fshat i rrethit të Durrësit (L), në bregun J të Erzenit, në rrugën Durrës-Ndroq-Tiranë. Vendbanimi i lashtë ishte pranë degëzimit të rrugës Egnatia për në Qafë të Krrabës. Në afërsi të Rr. fillonte ujësjellësit që çonte ujin e Erzenit në Dyrrah. Fshatarët e Rr. morën pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në korrik U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi përfundoi më 1957, bën pjesë në koop. e bashkuar të Rrashbullit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të perimeve. Rr. ka shkollë të mesme bujqësore pa shkëputje nga puna, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe shërbimesh komunale. Pranë Rr. është një pikë e madhe për nxjerrjen e zhavorrit nga Erzeni.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rromanati


[cite]