RROGOZHINA


RROGOZHINA
✤ Qytet në rrethin e Durrësit (JL), në rrjedhën e poshtme të Shkumbinit e në rrëzë të kodrave qendrore të Durrësit. Popullsia 3000. Vendbanim i lashtë që në shek. II e.r., nyjë kalimi në rrugën Egnatia, ishte më pas për një kohë të gjatë qendër e vogël në rrugët që lidhin Durrësin me viset J. Gjatë Luftës ANÇ në Rr. janë zhvilluar mjaft aksione kundër pushtuesve, sidomos nga partizanët e Grupit të Pezës. Këshilli NÇ u ngrit në p-rill 1943. Gjermanët gjatë tërheqjes hodhën në erë Urën e Rr. U çlirua më 14.11.1944. Pas Çlirimit pësoi ndryshime të rëndësishme. Më 1945 u rindërtua ura. Më 1947 u bë nyjë e hekuradhës Durrës-Elbasan dhe mori pamjen e një qyteti të ri. Është qendër e rëndësishme e transportit hekurudhor dhe nyjë që Iidh rrjetin hekurudhor e rrugor të V me atë në drejtim të L e J. Më 1968 u ndërtua edhe ura e re hekurudhore e automobilistike mbi Shkumbin. Ka Fabrikën e vajit e të sapunit dhe Fabrikën e zhveshjes së pambukut ngritur në pesëvjeçarin I. Me Rr. lidhen nga ana administrative fshatrat:

Gosë, Fliballije, Damarkaj, Hasdushk, Hemenraj, Kodrasej, Koçaj, Kalush, Rostej, Sinaballaj, Tharter të cilat bëjne pjesë në koop. bujqësore të bashkuar «1 Maji». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të pambukut, është e zhvilluar pemëtaria. Rr. ka shkollë të mesme, pallat kulture, një grap folklorik karakteristik të këngëve çame, grup folklorik të Shqipërisë së Mesme, spital, shtëpi lindjeje, klinikë dentare, ambulancë, farmaci, rrjet tregtie dhe shërbimesh komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrogozhina


[cite]