RUGOVA
✤ Rrethinë gjeografike-etnografike në P të Pejës, në Bjerhkët e Namuna (shih) të Kosovës përgjatë rrjedhjes së sipërme të 1. Bistriea e Pejës. Ka reliev malor shumë të thyer, me shpate gëlqerore të thikta e gryka të thella e të ngushta erozive, midis të cilave shquhet gryka strategjike e Rugovës e njohur në histori për betejat e shumta kundër pushtuesve të huaj, lidhur me të cilat ka hyrë edhe në krijimtarinë popullore. Në R. gjendet edhe katarakti i Drinit të Bard’në, 30 m i lartë. H. dallohet për shpellat e shumta karstike, më e madhja e të cilave është shpella e Radovcit. Në të dalë të grykës së R. gjendet qyteti i Pejës.

Në rrethinën e R. ka gjithsej 13 fshatra, me banorë që i përkasin fisit të Kelmendit. Nga ana etnografike R. ka afri me Malësinë dhe mënyra e jetesës është përcaktuar në një masë të madhe nga natyra e ashpër malore. Në organizimin fisnor zbatohej kanuni i Malësisë. Në ndërtesat është i përgjithësuar tipi i kullës, Burrat përdorin tirqit, ne kokë mbajnë qelesheu e leshtë dhe bie në sy shalli i bardhë prej pëlhure të hollë shumë i gjatë dhe i gjerë, që mbështillet rreth kokës dhe nën mjekër. Te gratë bie në sy veshja e bardhë me këmishë të gjatë. Banorët e R. kanë tradita të shquara të luftës për liri e pavarësi. Për shkak të keqësimit të gjendjes ekonomike, popullsia e R. vitet e fundit po shpërngulet në masë për në Rrafshin e Dukagjinit e vise të tjera të Kosovës.

(Me. K. -Rr. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rugova


[cite]