RUMBO URANI


RUMBO URANI
✤ (1884-1936). Organizatore e shquar e arsimit për femrat në zonën e Gjirokastrës, Mësuese e Popullit, Si veprimtare për emancipimin e gruas themeloi me të rejat e Gjirokastrës shoqërinë «Përmirësimi». Me ndihmesën e kësaj shoqërie Gjimnazi i Gjirokastrës u bë i përbashkët për djem e vajza. U. R. mori pjesë gjallërisht si anëtare e shoqërisë përparimtare «Drita» të Gjirokastrës. Bashkëpunoi në organet e shtypit të qytetit dhe ishte nga organizataret e para të shfaqjeve teatrale. (Sh. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rumbo Urani


[cite]