SALEPI
✤ Bimë shumëvjeçare të familjes së orkideve (Orchidaceae) e të gjinive Orchis dhe Ophrys që në pjesën nëntokësore kanë nga 2 zhardhokë nga të cilët njeri, i vitit të ri në zhvillim të plotë. S. quhen edhe tuberet e këtyre bimëve të përdorura në gjendje të thatë ose të bluajtur në fonnë pluhuri të imët si edhe pija e ngrohtë mucilagjenore që fitohet nga pluhuri i tubereve i zier në ujë, në formë çaji, i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë dhe i spërkatur me pluhur speciesh aromatike si xinxifil, kanellë etj.

Speciet e gjinisë Orchis më të shfrytëzuara në vend janë O. morio që mbin në pyjet e ahut, dhe O. maculata që mbin në fundet e lagëta të pyjeve ose livadhet malore. E para ka zhardhok të rrumbullakët , dhe përmbajtje substancash mucilogenore në përqindje më të lartë (S. i Korçës), kurse e dyta i ka zhardhokët me maja të prera. Pija e ngrohtë e S. ka përdorim të gjerë në popuil, megjithëse si ushqim nuk ka ndonjë rëndësi, është zbutëse, mbron dhe qetëson sidomos pjesët e sipërme të aparatit të tretjes prandaj përdoret edhe gjatë diareve (barkut) të fëmijëve.

(Xh. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Salepi


[cite]