SALCA
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (P), në krahinën e Nikaj Mërturit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Lekbibaj (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. S. ka tradita patriotike. Fshatarët e S. së bashku me ata të Bricës, Palçit dhe Dukagjinit, nën udhëheajen e prijësve popullorë Prel Tuli e Mehmet Shpendi, në korrik 1910 thyen në kodrat e Palçit forca të shumta të ushtrisë osmane të komanduara nga Turgut pasha. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Ka drejtim kryesor prodhimin e misrit, rriten dhentë e dhitë. S. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Salca
[cite]