ARANITASI


ARANITASI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (JL) ku fillon l.Gjanica. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Cfir, Kalenjë, Panahor, Metohu, popullsia gjithsej 4910. Celula e PKSH në A. u ngrit më 20.4.1943. Është vendlindja e Heroit të Popullit Ramlz Aranitasi (shih). Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955, koop. e bashkuar «Ramiz Aranitasi» u ngrit më 1965. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, duhanin dhe pemëtarinë. Rezervuari i Lumarës 1 ka aftësi ujitëse 1500 ha. A. ka 2 shkolla 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Aranitasi


[cite]